Apple mund të ketë braktisur planet e prodhimit të iPhone 6C

Publikuar më: 29-07-2015

2015-07-2813-42-44U tha se Apple po punon në një version me ekran 4 inç të smartfonit të saj quajtur iPhone 6C. Tani po thonë të kundërtën.

Ideja është se përdoruesit të cilit donin një gjeneratë të re të iPhone por duke ruajtur madhësinë 4 inç të ekranit të iPhone 5, 5C dhe 5S mund të preferonin një iPhone 6C po me këtë ekran.

Por, sipas një analisti të kompanisë Cowen, Timonthy Arcuri, gjurmët që na çojnë drejt një debutimi të mundshëm të këtij modeli këtë vit janë zhdukur.

Një nga arsyet mund të jetë suksesi që ka fituar iPhone 6 me ekran 4.7 inç dhe një model iPhone 6C do e dëmonte së shumti. Apple e ka kuptuar mësë miri këtë gjë dhe e ka parë sesa mirë ka performuar iPhone 6 krahauar me 6 Plus por që nëse do të ekzistonte kërkesë për një model iPhone me ekran më të vogël padyshim që Apple do e kishte bërë realitet. (PCWorld Albanian)

Apple mund të ketë braktisur planet e prodhimit të iPhone 6C
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)