Apple macOS Sierra i disponueshëm për të gjithë përdoruesit

Publikuar më: 21-09-2016

macos-sierra-features-overview-1440x900Ka filluar publikimi i versionin më të fundit të sistemit operativ të Apple, macOS Sierra. I disponueshëm që nga muaji Korrik përmes versioneve beta, sistemi operativ vjen me një ndryshim madhor: Ribrandimi.

Gjatë muajit Qershor Apple njoftoi të gjithë konsumatorët se sistemi operativ 15 vjeçar do të ribrandohet në macOS nga “OS X.” Mbërritja e asistentit dixhital Siri në desktop është një nga prurjet e bujshme të versionit më të fundit.

Aplikacionet iTunes, Messages, Photos janë ridizenjuar. Apple Pay në ueb, shkyçja e kompjuterit me anë të orës inteligjente Apple Watch dhe mbështetja për “tab” – ngjashëm e dritaret e shumëfishta të shfletuesve –  në aplikacionet individuale të Mac janë disa nga risitë e këtij versioni.

Kjo veçori aktualisht ofrohet në disa aplikacione si Keynote, Maps, Mail, Numbers, Pages, dhe TextEdit. Për të shkarkuar versionin më të fundit drejtohuni tek dyqani i aplikacioneve Mac ose tek softueri i përditësimeve

Të gjitha modelet MacBook, iMacs, Mac Pro të cilët datojnë nga 2009 e gjer më sot do të mund të përfitojnë nga avantazhet më të fundit të sistemit operativ. (PCWorld Albanian)

Apple macOS Sierra i disponueshëm për të gjithë përdoruesit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)