Apple Mac Pro në harresë ndërsa kompjuterat e punës bazuar në Windows po lulëzojnë

Publikuar më: 08-04-2016

macpro_core_exposed_print-100654943-largeApple Mac Pro po “plaket”, sidomos me valën e desktopëve Windows të prezantuar javët e fundit.

Debutuar në 2013-tën, Mac Pro ishte një ndër desktopët më të mirë që mund të blinit. Ishte elegant me një dizajn cilindrik dhe karkaterizohej nga teknologji të fundit si Portat Thunderbolt 2 së bashku me gjeneratat më të fundit të proçesorëve dhe kartave grafike.

Më shumë se asgjë ishte një sinjal nga Apple se nuk ka braktisur kompjuterat profesionalë. Por tani në 2016-tën linja Mac Pro po ngelet prapa falë prezantimit të kompjuterave të punës nga Lenovo, Dell dhe HP me teknologji superiore.

Këto desktopë të rinj janë ndërtuar për video editim, aplikacione profesionale dhe realiteitn virtual të Oculus Rift dhe HTC vive. Ndër to mund të përmendim modelet e reja HP Z me kosto fillestare prej 4,363 dollarësh të cilët mund të paisjen me proçesorë Intel Xeon E5-2600v4 me 22 bërthama.

Dy grafike Nvidia Quadro M6000 të kombinuara në SLI ofrojnë një super performancë të lartë grafike. Desktopët kanë mbështetje për RAM DDR4, porta SATA dhe disqe solide.

Edhe kompjuterat e Dell të cilët u prezantuan javën e kaluar fuqizohen nga proçesorët 22 bërthamësh Xeon E5-2600v4 bazuar në arkitekturën Broadwell. Për shembull Mac Pro kushton 2,999 dollar dhe ofron mbështetje për proçesorët 12 bërthamësh Intel Xeon E5 bazuar në arkitekturën Ivy Bridge. Portat Thunderbolt 2 janë të vjetëruara ku Thunderbolt 3 është dy herë më i shpejtë. E njëjta vlen edhe për kartat e vjetra grafike AMD FirePro dhe RAM DDR3.

Megjithatë Mac Pro ngelet një kompjuter i fuqishëm. Por profesionistët duan harduerin më të fundit të aftë të përpunojnë përmbajtje të realitetit virtual. Apple nga ana tjetër nuk ka dhënë asnjë shenjë drejt një hyrje të bujshme në realitetin virtual. Nëse Apple dëshiron të ruajë konsumatorët e Mac Pro duhet të mos harrojë realitetin virtual.

Analistët besojnë se Apple do të shkrijë Mac Pro me linjën e kompjuterave iMac dhe nuk do të ishte çudi pasi vrau Xserve për ti hapur rrugë Mac Pro dhe Mac Mini. Por ne besojmë se Apple do të përditësojë linjën Mac Pro vetëm nëse ka teknologji superiore për të shfaqur kundër rivalëve Windows. (PCWorld Albanian)

Apple Mac Pro në harresë ndërsa kompjuterat e punës bazuar në Windows po lulëzojnë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)