Apple lancon versionin iOS 8.4 Beta 3

Publikuar më: 12-05-2015

new-music-app-ios84iOS 8.4 Beta 3, përditësimi më i fundit i rëndësishëm i iOS është bërë tanimë i disponueshëm. Ky version sjell përmirsime të ndjeshme në aplikacionin Music duke sjellë në të njëjtën kohë ndryshime në ndërfaqe dhe në funksionalitet. Këto ndryshime të njëpasnjëshme, kanë ngritur dyshime përsa i përket lançimit të një shërbimi muzike streaming nga Apple në Konferencën Botërore të Zhvilluesve muajin që vjen.

Ky raport i publikuar nga burime të afërta me kompaninë Apple, sugjerojnë se Apple është duke planifikuar të debutojë me këtë shërbim të ri streaming në konferencën e këtij viti. Ka shumë të ngjarë që kjo të ndodhë pikërisht në ditën e hapjes së konferencës, që përkon me datën 8 Qershor. Shërbimi i përfolur i Apple do të konkurojë drejtpërsëdrejti me rivalët aktual në treg siç është Spotify. Pretendohet se ky shërbim muzike i Apple do të bazohet në Beats Music, të cilin Apple e bleu vitin që kaloi. Së fundmi dhe Recode i kushtoi një artikull ardhjes të këtij shërbimi të bazuar në Beats Music i cili ka shumë mundësi të ofrojë muzikë të kufizuar falas për përdoruesit.

Versionet beta të lançuara duken se janë një mënyrë e mirë për të zbuluar ndonjë difekt apo problem në përditësimet e reja dhe për ti korigjuar ato. Kjo është arsyeja që këto versione janë kaq të shpeshta. (PCWorld Albanian)

Apple lancon versionin iOS 8.4 Beta 3
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)