Apple lançon versionin e dytë të betas publike të iOS 9

Publikuar më: 23-07-2015

beta-2Para disa javësh, kompania Apple lançoi një version publik beta të iOS 9 i cili nuk u bë i disponueshëm vetëm për zhvilluesit që paguajnë 99 dollar në vit për të pasur të parët përditësimet e sistemit operativ, por dhe për çdo përdorues që kishte dëshirë ta shkarkonte.

Ndërsa tani kompania ka sjellë një version tjetër për publikun të quajtur iOS 9 Public Beta 2. Por çfarë sjell ky përditësim i ri? Pjesa më e madhe e ndryshimeve përbëhet nga korigjimet e problemeve të mëparshme por nuk duhet të lëmë pa përmendur dhe rritjen e shpejtësisë dhe performancës. Gjëja më kryesore që sjell ky përditësim është rikthimi i ‘Home Sharing’, një funksionalitet në bazë të të cilit përdoruesit mund të luajnë muzikën e ruajtur në iMac-un e tyre në pajisjet e tjera si iPhone apo iPad.

Kjo karakteristikë mungoi në versionin iOS 8.4. Nëse jeni aktualisht pjesë e programit Public Beta shkoni tek menuja e përditësimeve për ta shkarkuar iOS 9 Public Beta 2. Nëse jo regjistrohuni në uebfaqen zyrtare të Apple. (PC World Albanian)

Apple lançon versionin e dytë të betas publike të iOS 9
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)