Apple lançon një llogari të mbështetjes teknike në rrjetin social Twitter

Publikuar më: 04-03-2016

apple-support-100648319-largeApple nuk cilësohet si një si “huaj” në rrjetin social Twitter. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook vazhdimisht publikon cicërima ndërsa në këtë rrjet social do të gjeni edhe shërbimin Apple Music.

Ajo që i kishte munguar Apple ishte prezenca e mbështetjes teknike dhe sot kjo gjë do të ndryshojë. Ditën e enjte kompania lançoi @AppleSupport, një llogari e cila në qëndër të vëmendjes ka problemet tuaja me paisjet dhe shërbimet e Apple.

Kjo llogari do të pranojë mesazhe direkt prandaj për çdo problem mund ti dërgoni të dhënat specifike të paisjet apo shërbimit tuaj nëse nuk doni që ti publikoni në formën e një cicërime.

Gjer në këtë moment, llogari në fjalë e Apple numëron 130,000 ndjekës. (PCWorld Albanian)

Apple lançon një llogari të mbështetjes teknike në rrjetin social Twitter
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)