Apple lançoi versionin e parë publik beta të OS X El Capitan

Publikuar më: 10-07-2015

ElCapitan_678x452

Ashtu siç veproi vitin e kaluar me OS X Yosemite, dhe këtë vit Apple ka zgjedhur të lançojë një version beta publik të OS X.

Ju kujtojmë që OS X El Capitan si fillim u prezantua në Konferencën Botërore të Zhvilluesve në muajin Qershor dhe tanimë në sajë të lançimit të versionit publik beta, testuesit apo të interesuarit mund ta provojnë atë. Përditësimi kryesisht përfshin një sërë përmirësimesh në performancë, karakteristika të reja inteligjente multitasking, transportin publik në Maps, e shumë të tjera.

Nëse doni të jeni një ndër testuesit e OS X El Capitan, ju mund ta bëni këtë duke u regjistruar në uebfaqen e programit të softuerit beta të Apple. Është e këshillueshme që ju të bëni një backup të sistemit tuaj aktual operativ përpara se të instaloni përditësimin e ri. (PC World Albanian)

Apple lançoi versionin e parë publik beta të OS X El Capitan
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)