Apple lançoi shfletuesin Safari Technology Preview dedikuar zhvilluesve

Publikuar më: 30-03-2016

safari-100569394-largeApple zgjodhi ditën e sotme të njoftonte se po zgjeron përpjekjet e saj në fushat e zhvillimit të uebit duke lançuar një version të ri të shfletuesit Safari dizenjuar specifikisht për zhvilluesit.

Quajtur, Safari Technology Preview, kompania bëri të ditur se shfletuesi i ri do të ofrojë për zhvilluesit një pamje të hershme të teknologjive që pritet të bëhen pjesë e uebit në OS X dhe iOS. Këto teknologji do të përfshijnë efektet vizuale dhe mjete të reja për zhvilluesit.

Ideja është që të ofrohet qasje për zhvilluesit në teknologjitë të reja për të eksperimentuar dhe ofruar përshtypje për Apple rreth tyre duke lënë hapësira për përmirësim. Sigurisht që Apple ofron aktualisht WebKit, një motor shfletuesi me kod të hapur i cili gjendet në miliona paisje që funksionojnë me Safari. Magjithatë, përvetësimi i këtij të fundit kërkon më shumë përpjekje sesa në shfletuesin e ri Safari Technology Preview.

Ky shfletues do të përditësohet çdo dy javë siç ndodh me mekanizmin e përditësimit në Mac App Store. E thënë ndryshme, tani është më e lehtë të kesh në duar një shfletues me teknologjitë më të avancuara të uebit si HTML. Javascript, CSS dhe WebKit. Gjithashtu shfletuesi u jep zhvilluesve qasje në versionet më të fundit të Web Inspector dhe Responsive Design Mode.

Versioni parë i këtij shfletuesi do të përmbajë këto teknologji: ECMAScript 6, B3 JIT Javascript Compiler, IndexedDB Implementation dhe Shadow DOM. Edhe pse shfletuesi është dedikuar zhvilluesve, të gjithë do të kenë mundësi ta provojnë. Ju mund ta shkarkoni menjëherë në këtë lidhje developer.apple.com/safari/download (PCWorld Albanian)

Apple lançoi shfletuesin Safari Technology Preview dedikuar zhvilluesve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)