Apple lançoi dyqanin e aplikacioneve të iMessage, sot debuton iOS 10

Publikuar më: 13-09-2016

img_4886-768x576Në prag të debutimit të iOS 10-tës, Apple lançoi dyqanin e aplikacioneve për iMessage së bashku me disa aplikacione të cilat mbështetin strategjinë më të fundit të kompanisë. Aktualisht dyqani mund të aksesohet vetëm nga përdoruesit e versioneve beta të iOS 10-tës.

Një numër i konsiderushëm aplikacionesh të rëndësishme tashmë janë bashkuar kësaj fushate.. Evernote, Email by EasilyDo, OpenTable, Yelp, JibJab, Word with Friends, Square Cash, The Weather Channel dhe Gif Keyboard janë aplikacionet e para pjesë e dyqanit të iMessage.

Gjithashtu po ditën e sotme Nintendo lançoi sticker-at zyrtarë të Super Mario Run për iMessage. Vlen të theksohet se ajo çfarë shfaqet në dyqanin e aplikacioneve të iMessage, esencialisht janë shtojca të aplikacioneve origjinale. Nuk janë robotë komunikimi, por qëllimi kryesor i tyre është integrimi i aplikacioneve tradicionale në botën e komunikimit.

Facebook Messenger, Skype, Google, Kik, Telegram dhe Slack e kanë një dyqan të tillë aplikacionesh. Ditën e sotme Apple pritet të lëshojë versionin e parë dhe zyrtar të iOS 10. (PCWorld Albanian)

Apple lançoi dyqanin e aplikacioneve të iMessage, sot debuton iOS 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)