Apple lançoi betan e tretë publike të iOS 10.2

Publikuar më: 15-11-2016

apple-ios-102-public-beta-3-novet-930x698Apple filloi lançimin e betas së tretë publike të iOS 10.2 një javë pas betas së dytë publike. Risi e kësaj beta është një aplikacion i ri TV për të cilin Apple foli gjërë e gjashtë në aktivitetin e prezantimit të MacBook Pro pak javë më parë.

Veçoria SOS tashmë është e kufizuar vetëm në Indi ndërsa në aplikacionin e mesazheve përdoruesit mund të dërgojnë sms me “dashuri,” një ikonë gjigande në formën e zemrës e cila shfaqet në sfond.

iOS 10.2 do të jetë i disponueshëm për të gjithë ashtu si dhe iOS 10.1. Por nëse dëshironi të provoni veçoritë më të fundit përpara të tjerëve ju ftojmë ti bashkoheni Programit Beta të Apple.

Më pas mund të instaloni versionet beta thjesht duke kërkuar përditësime nga telefonit: Settings > General > Software Update. Sigurisht beta e tretë përmban edhe rregullime gabimesh në sfond dhe përmirësim të performancës. (PCWorld Albanian)

Apple lançoi betan e tretë publike të iOS 10.2
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)