Apple lançoi betan e parë të iOS 10.2 me “emoji” dhe sfonde të reja

Publikuar më: 01-11-2016

ios-10-2-leadApple lançoi ditën e sotme betan e parë të iOS 10.2 pjesë e programit publik të testimeve. Ky version vjen një javë pas lançimit të përditësimit të parë madhor iOS 10.1 dhe një ditë pas lançimit të iOS 10.2 për zhvilluesit.

Të gjithë anëtarët e programit beta të Apple do të marrin përditësimin e tyre në telefon pasi të kenë instaluar certifikatat përkatëse.

Ata që duan të bëhen pjesë duhet të nënshkruajnë në uebsajtin e Apple ku përveç versioneve eksperimentale të iOS do të marrin edhe ato të macOS Sierra.

iOS 10.2 përmban një sërë veçorisht të reja. Janë shtuar “emoji” të reja duke sjellur në të njëjtën kohë karakteret Unicode 9.

“Emoji” janë më realë dhe përmbajnë më shumë detaje. iOS 10.2 përmban një sfond të ri, disa opsione të reja të klasifikimit të muzikës, një efekt të ri ekrani, një widget për videot dhe një opsion për ruajtjen e cilësimeve të kamerës. (PCWorld Albanian)

Apple lançoi betan e parë të iOS 10.2 me “emoji” dhe sfonde të reja
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)