Apple lajmëron iPhone 5

Publikuar më: 13-09-2012

Ashtu siç ishte pritur gjerësisht, Apple gjatë ditës së mërkurë zbuloi iPhone 5, që është garuesi i fundit në tregun e smartfonëve.

iPhone 5 posedon një ekran më të madh, një port të ri “dock connector”, mbështetje LTE dhe përmirësime të tjera.

Phil Schiller, i cili është zëvendës kryetari i lartë për tregun botëror të ndërmarrjes Apple, largoi perdet për të zbuluar iPhone 5 për shtypin e mbledhur në ngjarjen e ndërmarrjes të mbajtur në San Francisko, duke e quajtur pajisjen si “produktin më të bukur që ne e kemi bërë ndonjëherë, pa përjashtim”.

iPhone 5 është i prodhuar tërësisht nga xhami dhe alumini, tha Schiller, duke shtuar që “nivel i saktë i standardeve” të shfaqura nga telefoni paraqet inxhinierinë më të mirë deri më tani nga Apple.

Është iPhone më i hollë dhe më i lehtë, konkretisht i hollë 7.6mm dhe 112 gramë. Schiller tha që këta parametra e bëjnë atë si smartfonin më të hollë në botë. iPhone 5 është po ashtu më i vogël se iPhone 4S.

Ekrani

iPhone 5 e ka paraqitjen Retina, por ekrani është më i gjatë se ekranet në iPhone-ët paraprakë. Paraqitja ofron 326 piksellë për inç, me ekranin prej 4 inçësh dhe rezolucionin 1136 x 640.

Tani paraqitet pesë radhë me ikona në ekranin më të gjatë të ballinës dhe të gjitha aplikacionet e parainstaluara, së bashku me iWork dhe iLife, janë përditësuar në iPhone 5 për të marrë përparësinë e paraqitjes më të madhe.

Aplikacioni Calendar në peizazh paraqet pesë ditë në vend të tri ditëve siç paraqiteshin më parë.

Aplikacionet që nuk janë përditësuar nuk zgjaten ose shtrihen, tha Schiller.

Në vend të kësaj, aplikacionet e tilla të papërditësuara do të paraqesin kufij të zinj që e rrethojnë aplikacionin që paraqitet në qendër.

Schiller tregoi aplikacionet nga CNN dhe OpenTable, secilin nga të cilët ishte përditësuar për paraqitjen e iPhone.

Në rastin e OpenTable, tha Schiller, zhvilluesit kanë shtuar disa nga elementet e ndërfaqes së apliakcionit për iPad, pasi që ekrani prej 4 inçësh i iPhone 5 ofronte më tepër hapësirë për hollësira të tilla.

iPhone 5 ofron 44 për qind më tepër ngopje me ngjyra se sa iPhone 4S, tha Schiller dhe pasi që sensorët për prekje janë integruar në paraqitje, është për 30 për qind më i hollë, me fotografi më të mprehta dhe shkëlqim më të vogël në dritë të diellit.

Wireless shumë i shpejtë

Risi në iPhone 5 është mbështetja LTE, HSPA+ dhe DC-HSPDA. Kjo paraqet majën e GPRS-it, EDGE, EV-DO dhe HSPA që iPhone 4S ka ofruar. Schiller tha që me LTE, iPhone 5 mund të arrijë një “downlink maksimal teorikisht deri në 100Mbps.”

Schiller shpjegoi që iPhone 5 përdor një çip për zë dhe të dhëna dhe një radio çip të vetëm.

Telefoni i ri po ashtu përmirëson antenën dinamike të iPhone 4S, tha Schiller, duke përmirësuar aftësinë e vet që automatikisht të ndryshojë rrjetet siç duhet.

Bashkëpunëtorët në LTE për iPhone 5 përfshijnë Sprint, AT&T dhe Verizon në Shtetet e Bashkuara dhe Rogers, Fido, Bell, Telus dhe më tepër në Kanada. 

Schiller tha që janë “disa” bashkëpunëtorë në Azi, Australi, Britani e Madhe, me mbështetje të madhe nga DC-HSDPA në Evropë.

iPhone 5 po ashtu merr Wi-Fi më të mirë, me mbështetje për 802.11 a/b/g/n. Standardi 802.11n është 2.4GHz dhe kanal i dyfishtë 5GHz, deri në 150 Mbps, tha Schiller.

Procesori A6

Procesori në iPhone 5 është Apple A6 i brendit të ri, që është dy herë më i shpejt në CPU dhe përpunim grafik në krahasim me A5 që udhëhoqi iPhone 4S, tha Schiller. Ai është gjithashtu 22 për qind më i vogël se paraardhësi, duke liruar më tepër hapësirë brenda iPhone dhe duke e bërë atë më efikas për t’u ndezur. Schiller tha që çdo gjë – lëshimi i aplikacioneve, shikimi i ngarkimeve, ngarkimi i muzikës – do të jetë dy herë më i shpejt se sa më parë.

Schiller shpiku EA-në për të treguar se çfarë nënkuptonte çipi A6 për ta; Sipas Rob Murray nga EA Studios, EA debutoi Real Racing 3, që përfshinte pasqyrimet në kohë reale, pasqyrat për pamje të pasme të funksionit dhe grafikët “ cilësisë së konzollës” (Loja më vonë do të dalë gjatë këtij viti në App Store).

Bateria

Schiller shpjegoi që Apple dëshiroi “të përputhte jetëgjatësinë e baterisë së 4S-it në një dizajn më të hollë dhe më të lehtë” për iPhone 5. Ndërmarrja përfundoi me rritjen e jetëgjatësisë së baterisë; iPhone 5 do të ofrojë tetë orë të bisedës në 3G dhe shfletim dhe shfletim LTE, dhjetë orë të shfletimit Wi-Fi, dhjetë orë video, 40 orë audio dhe 225 orë të kohës së qëndrimit “standby”.

Kamera

Kamera e iPhone 5 posedon sensorin prej 8 megapiksellë, fotografi 3264 me 2448 piksellë. Pjesa e pasme e tij është e ndriçuar me një filtër hibrid IR, lente pesë-elementësh dhe një hapje të shpejt f/2.4.

Dhe kamera është për 25 për qind më e vogël se kamera e iPhone 4S. Kamera po ashtu përfshin një formë dinamike me ndriçim të vogël, që mund të posedojë dritë të dobët dhe të kombinojë elemente më shumë për dy f-stop.

Kamera po ashtu përfshin, për herë të parë në një iPhone, mbulesë okulare prej safiri, për të cilën Schiller tha që do të mbrojë okularët dhe do t’i bëjë fotografitë më të pastra dhe më të mprehta.

Çipi A6 përfshin një procesor të ri të sinjalit të fotografisë, me reduktim të zhurmës hapësinore dhe filtrim për të bërë përmirësimin e fotografive. Dhe kamera tani është për 40 për qind më e shpejtë.

Një gjë e re në arsenalin e kamerës së iPhone 5 është Panorama. Ju e mbani iPhone-in vertikalisht dhe fshini skenën tuaj; aplikacioni ju tregon se me çfarë shpejtësie të lëvizni. “Edhe nëse nuk jeni tërësisht

stabil,” ose nëse objektet e lëvizjes paraqiten, tha Schiller, softueri mund të kompensojë në fotografinë përfundimtare.

Edhe video performanca është përmirësuar. iPhone 5 ofron video 1080p HD, stabilizim më të mirë, gjetje të fytyrave për deri dhjetë vetë dhe mund të kapen pamje derisa jeni duke incizuar një video. Kamera e përparme është një kamerë FaceTime HD 720p HD me ndriçim nga pas, një përmirësim ky i dukshëm i cilësisë VGA të kamerës së përparshme të iPhone 4S.

Audio

iPhone 5 përfshin tre mikrofona të ndarë, tha Schiller: Një përpara, një pas dhe një poshtë. Ata përmirësojnë anulimin e zhurmës dhe njohjen e zërit.

Altoparlanti po ashtu përmirësohet. Ai tani përfshin pesë magnete në shndërruesin e vet, me reagim të shpeshtë më të mirë dhe tingull më të mirë – derisa është për 20 për qind më i vogël se altoparlanti në iPhone 4S. Kufja tani është zhurmë-anuluese, -shpjegoi Schiller.

Me disa bartës, iPhone 5 do të mbështes audio të bandës së gjerë. Në një thirrje tipike në telefonin celular, shpeshtësia e të dhënave në zërin tuaj përmblidhet përgjatë vargut të mesëm, u shpreh Schiller. Por kjo nuk tingëlloi tërësisht e natyrshme. Audioja e bandës së gjerë mbush më tepër spektër të frekuencës për ta bërë zërin tuaj që të duket sa më natyror.

Schiller tha që 20 bartës do të mbështesin teknologjinë në lëshim dhe nuk përmendi ndonjë bartës në Shtetet e Bashkuara që do ta bëjë këtë.

Lightning: Porti i ri “dock connector”

Largoni kabllot tuaj të vjetër për “dock connector”. Ose të paktën merrni disa mbushës.

iPhone 5 braktis portin familjar dock connector prej 30 pinësh, që së pari u paraqit me iPodin origjinal në vitin 2003. Në vendin e vet është një port më i vogël, të cilin Apple e quan Lightning.

Konektori 8-sinjalësh Lightning është i tëri digjital, me një ndërfaqe adaptuese dhe qëndrueshmëri të përmirësuar. Është e kthyeshme (duke nënkuptuar që ju mund ta orientoni atë në ndonjë mënyrë tjetër, si një mbushës MagSafe) dhe është 80 për qind më i vogël se konektori të cilën e zëvendëson.

Schiller lajmëroi që Apple do të ofrojë një konektor 30-pin Lightning, por nuk e përmendi çmimin.

iPhone 5 do të vijë në një model tërësisht të zi dhe një model me një përfundim me ndriçim prej alumini.

Do të kemi më tepër të themi për iPhone 5, sapo të tregohet çmimi dhe qasshmëria, kurse më poshtë mund ta shihni videon e prezantimit të këtij telefoni. (PC World Albanian)

Apple lajmëron iPhone 5
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)