Apple kundërshtoi planet Britanike për të zgjeruar kompetencat e agjensive të mbikëqyrjes

Publikuar më: 23-12-2015

An Apple logo is seen inside the Apple Store in Palo Alto, CaliforniaApple ka paralajmëruar Britaninë pas miratimit të planit për ofrimin e të kompetencave shtesë të mbikëqyrjes ndaj autoriteteve të spiunazhit raporton agjensia e lajmeve Reuters. Kjo sipas gjigandit amerikan vë në rrezik të dhënat personale të miliona konsumatorëve duke paralizuar sektorin e teknologjisë.

Britania tha se ky plan synon të ruajë integritetin e qytetarëve të saj ndaj kriminelëve, mashtruesve, terroristëve dhe militantëve. Kompetencat e reja u japin japin informacion agjensive të mbikëqyrjes edhe për uebfaqet që vizitojnë përdoruesit.

Plani britanik në SHBA do të quhej sulm ndaj lirisë private. “Ne besojmë se është e gabuar të ulësh sigurinë e miliona konsumatorëve në mënyrë që të ekspozohen ato pak individë të rrezikshëm,” u shpreh Apple në një qëndrim.

Por sipas Apple ky nuk është i vetmi problem. Kompanitë jo britanike do të detyrohen të thyjnë ligjet e vendit të tyre, një ngjarje e cila do ti paralizonte dhe të shkaktonte një përplasje mes baza të ndryshme ligjore madje edhe mes vetë shteteve.

Microsoft gjithashtu u shpreh se një qasje ndërkombëtare ndaj këtij problemi do kontribonte më së shumti në sigurinë e individit sesa plan propozimi britanik. (PCWorld Albanian)

Apple kundërshtoi planet Britanike për të zgjeruar kompetencat e agjensive të mbikëqyrjes
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)