Apple kundërshtoi një vendim gjykate për ti ardhur në ndihmë FBI-së në ç’kodimin e iPhone

Publikuar më: 18-02-2016

Apple-Logo-930x619Apple ka kundërshtuar një vendim gjykate ditën e Marte e cila e detyron kompaninë ti vinte në ndihmë Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në dekriptimin e një iPhone që i përkiste atentatorit të ngjarjes së San Bernardino.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i shefit ekzkutiv Tim Cook i cili tha se vendimi i gjykatës cënon sigurinë dhe privatësinë e konsumatorëve të saj. Asistimi i agjentëve të FBI konsiston në ç’aktivizimin e funksionalitetit të “resetimit” të iPhone në rast se kodi vendoset 10 herë rresht gabim.

Agjentët federalë kanë kërkuar që Apple ti asistojë në hetimet e ngjarjes së 2 dhjetorit ku një çift ekzekutoi 14 vetë dhe plagosi 22 të tjerë dhe dy prej tyre ishin policë. FBI është në hetime për të zbuluar nëse çifti ka lidhje me shtetin Islamik apo një grup tjetër terrorist.

“Qeveria kërkon që Apple të hakojë konsumatorët e saj duke hedhur poshtë gjitha ato dekada përpjekje në mbrotje të konsumatorëve tanë ndaj sulmeve të sofistikuara nga hakera apo kriminelë online,” u shpreh Cook.

iPhone i përdorur nga një prej sulmueve funksiononte me iOS 9 dhe Apple mund ti ndihmojë hetuesit duke eleminuar disa barriera enkriptimi në sistemin operativ.

Dy gjigandët, Apple dhe Google kanë adoptuar një enkriptim të fuqishëm të paktën dy vitet e fundit pas rritje të kërcënimeve të sigurisë nga Agjensia Amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA). (PCWorld Albanian)

Apple kundërshtoi një vendim gjykate për ti ardhur në ndihmë FBI-së në ç’kodimin e iPhone
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)