Apple konfirmoi evenimentin e 21 Marsit ku priten modele të reja iPad dhe iPhone

Publikuar më: 11-03-2016

Customers stand beneath an Apple logo at the Apple store in Grand Central station in New York CityDitën e sotme Apple filloi dërgimin e ftesave për një eveniment që do të mbahet në Kaliforni më 21 Mars. Kompania nuk bëri të ditur planet e saj por që ftesa përmbante një shkrim të tillë: “Na lejoni që tu lidhim juve.”

Besohet se gjatë këtij evenimenti Apple do të prezantoi një iPhone të ri me ekran 4 inç quajtur 5SE dhe do të jetë pasardhësi i iPhone 5C. Madje vetë kompania ka konfirmuar se ka qenë duke punuar në një variant me ekran më të vogël,9.7 inç, të iPad Pro prezantuar në Shtator.

Disa spekulime të tjera shpresojnë për rifreskimin e linjës MacBook dhe Apple Watch. Megjithatë më shumë do të mësojmë të hënën e parafundit të muajit Mars. (PCWorld Albanian)

Apple konfirmoi evenimentin e 21 Marsit ku priten modele të reja iPad dhe iPhone
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)