Apple konfirmoi aktivitetin e datës 27 Tetor, priten modele të reja MacBook Pro

Publikuar më: 20-10-2016

apple-event-930x366Pas një raporti të orëve të fundit nga Recode, Apple ka dërguar ftesat tek përfaqësuesit e medias për një aktivitet që do të mbahet më datën 27 Tetor.

“Përshëndetje përsëri,” shkruan ftesa si për të na kujtuar atë produktin e neglizhuar prej vitesh nga Apple.

Laptopët MacBook Pro nuk kanë marrë një përditësim madhor prej vitesh por pritet të shkëlqejnë në evenimentit e javës së ardhshme.

Sipas Bloomberg linja MacBook Pro do të pësojë ndryshime masive me një dizajn më elegant dhe butona me prekje.

Produktet Mac zënë afro 11 përqind të të ardhurave të kompanisë me 233.7 miliard dollar. Ky është burimi i dytë më i rëndësishëm i të ardhurave.

Aktiviteti është vetëm 8 ditë larg të cilin ta ndiqni live në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Apple konfirmoi aktivitetin e datës 27 Tetor, priten modele të reja MacBook Pro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)