Apple kërkon falje dhe riparon telefonët e dëmtuar nga Gabimi 53 me anë të një përditësimi

Publikuar më: 19-02-2016

touchid“Gabimi 53” i cili shkaktoi debate të shumta në ditët e para të këtij muaji tashmë i përket të kaluarës pasi Apple publikisht kërkoi falje dhe ofroi një përditësim i cili rikthen në funksion të gjitha modelet iPhone.

Apple filloi ditën e sotme të ofrojë përditësimin iOS 9.2.1, një proçedurë kjo e cila duhet të kryhet vetëm përmes iTunes. “Gabimi 53” shkaktohej nëse një teknik i paautorizuar riparonte butonin e vetëm të telefonit i cili përmban edhe skanerin e shenjave të gishtërinjve Touch ID.

Të gjithë ata që kanë në zotërim një iPhone të dëmtuar nga “Gabimi 53” mjafton të ndërlidhin telefonin me kompjuterin dhe iTunes do të arrijë të identifikojë telefonin për ta rikthyer në funksion. Kompania ka publikuar edhe një dokument në faqen e mbështetjes ku ofron shkaqet dhe riparimin e “Gabimit 53”.

Gjithashtu Apple aktualisht po ballafaqohet me një padi në gjykatë lidhur me këtë ngjarje. Ky përditësim mund të bëjë që çështja të shkojë në favor të Apple. (PCWorld Albanian)

Apple kërkon falje dhe riparon telefonët e dëmtuar nga Gabimi 53 me anë të një përditësimi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)