Apple ka zëvendësuar portën 3.5 mm të kufjeve me disa vrima

Publikuar më: 18-09-2016

3960Spekulimet për heqjen e kufjeve tradicionale 3.5 mm nga iPhone 7 filluan muaj përpara zyrtarizimit të telefonit në 7 Shtator. Një nga pyetjet e para që lindi ishte arsyeja e heqjes së kësaj teknologjie?

Kur u prezantua iPhone 7 të gjithëve u ranë në sy vrima boksi në vend të portës 3.5 mm. Mbase Apple kishte vendosur një boks të dytë ngjitur me boksin e përhershëm por një çmontim i iFixit zbuloi se vrimat nuk janë gjë tjetër vetëm elementë estetikë.

Hapësira e lënë bosh zihet nga një pjesë harduerike e quajtur “Motor Taptik” dhe bateria. Çifti stereo kompletohet nga boksi në krye të telefonit. (PCWorld Albanian)

Apple ka zëvendësuar portën 3.5 mm të kufjeve me disa vrima
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)