Apple iPhone fiton terren në Europë humbet në SHBA

Publikuar më: 06-08-2015

apple_iphone6-2Shitjet e iPhone jashtë SHBA-ve kanë ndihmuar që kompania në fjalë të rrisë edhe pjesët e tregut të këtij smartfoni. 5 tregjet kryesore të Europës panë një rritje të iOS.

Por pavarësisht shitjeve rekord të Apple, Android fitoi pjesë tregu në SHBA. Fati i Apple duket të jetë i lidhur me tregjet jashtë SHBA-ve ku kompania ra nga 32.8 %30.5 % nga viti në vit.

Ju mund të mendoni se rënia e Apple do të thotë fuqizim i Samsung dhe deri diku mund të jetë e vërtetë. Por nuk është i vetmi fitimtar nga humbja e Apple.

Samsung dhe LG zotërojnë 78 % të gjithë telefonëve të shitur Android. Suksesi i LG-së jo vetëm rezultoi me dyfishim të tregut por për herë të parë tërhoqi më shumë blerës sesa vetë Samsung.

Në Kinë iOS vazhdon të rritet edhe pse Huawei dhe të tjerë prodhues Android po performojnë mirë në këtë treg. Apple u ballafaqua me një rritje nga 12.8 %20.1 % brenda një viti. Apple gjithashtu u rrit në Britani, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Francë. (PCWorld Albanian)

Apple iPhone fiton terren në Europë humbet në SHBA
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)