Apple iPhone 7 shkatërron Samsung Galaxy Note 7 në performancë

Publikuar më: 20-09-2016

iphone-7-galaxy-note-7Ndërsa Samsung është pushtuar nga problemet e Galaxy Note 7, Apple po shijon suksesin e dhuruar të iPhone 7-tës. Telefoni i fuqizuar nga një procesor Apple A10 Fusion me katër bërthama premton supremaci ndaj çdo lloj telefoni tjetër në treg dhe në të vërtetë ashtu është.

Në një video të publikuar nga kanali në Youtube, Phonebuff, iPhone 7 shkatërron Galaxy Note 7-tën në atë mënyrë saqë ju bën të harroni të gjitha problemet që po kalon ky i fundit. Telefoni i Apple hap çdo aplikacion dyherë më shpejt sesa Galaxy Note 7 dhe procesori Snapdragon 820 shoqëruar nga RAM-i superior 4GB.

Dhe nuk është surprizë sepse edhe iPhone 6S zotëronte mjaftueshëm potencial për të rivalizuar Note 7-tën. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon mëposhtë. (PCWorld Albanian)

Apple iPhone 7 shkatërron Samsung Galaxy Note 7 në performancë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)