Apple iPhone 7: Sa i mirë është një telefon bateria e të cilit nuk mban as një ditë të vetme?

Publikuar më: 26-09-2016

3892Një nga iPhone më të shumëpritur ka mbërritur tashmë. Shumë është thënë për dizajnin e tij, për heqjen e kufjeve 3.5 mm, për rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit, por a është aq i mirë sa thuhet?

Duke ndjekur hapat e iPhone 6, ndaj të cilit iPhone 6S qartësisht u gjunjëzua sa i përket shitjeve dhe entuziasmit të nxitur tek konsumatori, a do ja dalë mbanë iPhone 7 të fitojë zemrat e tyre duke qenë edhe iPhone më i shtrenjtë në histori?

I njëjti megjithatë rezistent ndaj ujit

Në pamje të jashtme iPhone 7 ngjason kaq shumë me iPhone 6 dhe 6S saqë u bën të mendoni se Apple ka ndërruar vetëm bojën. Telefoni i ri është i disponueshëm në dy ngjyra të reja, e zezë e shndritshme dhe e zezë mat.

Rripat e antenës janë më pak të dukshëm, xhami i ekranit është i njëjti dhe ndryshimi madhor është mungesa e portës 3.5 mm të kufjeve tradicionale. Është një dizajn që ka provuar të jetë sukses por tashmë i vjetër për syrin e konsumatorëve.

4101Ndërsa prodhuesit e tjerë po zmadhojnë ekranet e telefonëve për të qenë i vetmi komponent në pjesën frontale, iPhone ka qëndruar në vend. E kjo nuk do të thotë se i mungon cilësia e ndërtimit apo e materialeve përbërëse.

Modeli 4.7 inç është 7.1 mm i trashë dhe peshon 138 gram (5 gram më i lehtë sesa iPhone 6S), ndërsa rivali është Galaxy S7 është 5.1 inç, 7.9 mm i trashë dhe peshon 152 gram.

iPhone 7 është rezistent ndaj ujit falë standartit IP67. Praktikisht telefoni mund të qëndrojë 30 minuta nën 1 metër ujë dhe të mos pësojë asnjë dëm. Nuk është e rekomandueshme të notoni me iPhone 7 por që rënieve do tu rezistojë.

Për një teknologji si LCD-ja, ekrani i iPhone 7 është fantastik. Nuk është aq vibrant sa ekranet OLED të Samsung e as dendësia e pikselave nuk mjafton për të rivalizuar produktet e prodhuesit korean.

2882Ekrani 4.7 inç është goxha i vogël për një telefon inteligjent të ditëve të sotme. Por është shumë më mirë sesa modeli 4 inç iPhone SE. Madhësia e vogël do të thotë më shumë portabilitet dhe lehtësi për tu mbajtur.

Bokset stereo janë risi e këtij viti njëri prej të cilëve lokalizohet afër boksit të telefonatave. Tjetri? Natyrisht në fund të telefonit ngjitur me vrimat boshe që zëvendësuan kufjet 3.5 mm.

Specifikat e harduerit

  • Ekrani: 7inç 1334×750 (326ppi)
  • Procesori: Apple A10 Fusion
  • RAM: 2GB RAM
  • Memorje e brendshme: 32/128/256GB
  • Sistemi Operativ: iOS 10
  • Kamera: 12MP e pasme, 7MP frontale
  • Konektiviteti: LTE, Wi-Fiac, NFC, IR, Bluetooth 4.2, Lightning dhe GPS
  • Përmasat: 3 x 67.1 x 7.1mm
  • Pesha: 138g

3089Performancë e shkëlqyeshme

iPhone 7 fuqizohet nga procesori më i fundit i Apple, A10 Fusion, i cili numëron katër bërthama të ndara në dy çifte. Një çift është i performancës së lartë ndërsa dy bërthama e tjera janë me fuqi të ulët.

Kur përdoruesit luajnë aplikacione me kërkesë të lartë, si lojërat 3D apo editimi i imazheve, dy bërthamat e fuqishme hyjnë në aksion. Por nëse po dërgoni SMS apo e-mail, dy bërthama me fuqi të ulët mund ta përballojnë lehtësisht.

3097

Ideja është shfrytëzimi i bërthamave me fuqi të ulët në pjesën më të madhe të aktivitetit të telefonit për të ulur konsumin e baterisë pa sakrifikuar performancën. Në terësi iPhone 7 të jep ndjesinë e një telefoni më të shpejtë sesa iPhone 6S. Disa procese si editimi i fotove në Prisma është një eksperiencë më e shpejtë.

Me fjalë të tjera procesori mund të përballojë pothuajse çdo përpunim informacioni apo grafikash. Në të njëtjën kohë iOS 10 është edhe më e shpejtë.

Akthi i baterisë

Jetëgjatësia e baterisë është zhgënjyese. Duke përdorur telefonin për plot 3 orë shfletim në ueb, duke lexuar qindra e-mail-e dhe njoftime, duke realizuar foto, duke dëgjuar 5 orë muzikë me kufje Bluetooth dhe 20 minuta lojë telefoni qëndron vetëm 14 orë me një karikim të vetëm.

Jetëgjatësia e baterisë së iPhone 7 rezultoi më e dobët sesa ajo e iPhone 6S. Modaliteti me konsum të ulët pothuajse nuk bënte punë fare.

Me fjalë të tjera ka një jetëgjatësi të dobët të baterisë dhe vonesa të shumta në karikim. Me një konektor 12 vat telefonit i duhen dy orë për tu karikuar plotësisht.

iOS 10

Tradicionalisht çdo vit që Apple hedh në treg një model të ri të iPhone, njëherazi prezanton edhe një version të ri të iOS. Versioni i këtij viti i sistemit operativ, iOS 10, sjell disa ndryshime madhore në përdorshmërinë e softuerit duke modernizuar qasjen ndaj njoftimeve të cilët janë edhe motori kryesor i një bote të ndërlidhur.

4696

Apple ka vendosur të adoptojë qasjen e Android duke i pasuruar njoftimet me paraqitje paraprake dhe replika të shpejta për të përmirësuar ndjeshëm e gjithë eksperiencën. Mjafton të klikoni mbi një njoftim për të lançuar një aplikacion, apo ta mbani të shtypur për të shfrytëzuar opsionet e replikës apo fshirjes së njoftimit.

Madje mund të fshini të gjitha njoftime me një buton të vetëm. “Widgets” janë edhe më të mëdha. Tashmë ato do të shfaqen kurdoherë që klikoni me forcë mbi një aplikacion dhe vijojnë të jenë prezent në panelin e njoftimeve.

Edhe pse eksperienca e iOS 10 është përmirësuar në terësi, kjo nuk vlen për cilësimet e shpejta. Për ti aksesuar duhet të qaseni në një Qendër Kontrolli me dy panele, një eksperiencë e cila në të kaluarën ishte brenda një paneli të vetëm.

Krahasuar me Android-in, iOS 10 ka filluar të bëjë hapa përpara drejt një ndërfaqe më moderne. Megjithatë nëse e keni pëlqyer gjithnjë iOS, edhe këtë version keni për ta pëlqyer madje edhe më shumë.

Touch ID, Butoni Home dhe Motori Taptik

Skaneri i shenjave të gishtërinjve është po ai i cili gjendet në iPhone 6S. Është i shpejtë, i saktë por jo më i miri në këtë industri. Ai që ka ndryshuar është butoni i vetëm fizik, “Home.”

4515

Tani nuk është më një buton fizik por një buton i ndjeshëm ndaj prekjes ngjashëm me Trackpad-et e laptopëve. Për ta aktivizuar duhet ta shtypni dhe jo ta prekni.

Nuk është njësoj sikur të shtypni një buton por si të ishte një maus magjik apo Trackpad. Apple e implementoi këtë teknologji fillimisht tek laptopët MacBook. Butoni i ri i iPhone 7 mund të urrehet nga disa, e mund të pëlqehet nga disa të tjerë e shumica prej tyre duhet të mësohen me të.

Motori Taptik, Prekja 3D ndërtuar nga Apple për të kryer funksione të ndryshme bazuar në sasinë e shtypjes së aplikuar, është një nga teknologjitë më të mira që ka ndërtuar kompania ndonjëherë.

Kamera

Është një nga komponentët me përmirësimet më të dukshme krahasuar me modelet e kaluara të iPhone. Kamera e iPhone me lente f/1.8 është më e shpejtë, më e shndritshme dhe stabilizimi optik i sjell imazhet e kapura nga sensori 12 megapiksel në një nivel tjetër.

3136Imazhet e prodhuara në dritë të bollshme janë të detajuara duke mos qëndruar pas as në performancën në dritë të pakët. Kompania ka implementuar një efekt të ri të quajtur “bokeh” i cili nxjerr në pah portretet pa nevojën e softuerëve nga palët e treta.

Kamera e pasme është ndër më të mirat në treg, megjithatë jo më e mirë se ajo e Galaxy S7-tës. E njëjta vlen edhe për kameren frontale 7 megapiksel e cila krijon imazhe me ngjyra të plota dhe të sakta edhe në ambjente me dritë artificiale.

Kufjet

iPhone 7 do të mbahet mend për një kohë të gjatë si telefoni i cili vrau kufjet tradicionale 3.5 mm. Falë kësaj telefoni është më i vështirë për tu përdorur me adaptera dhe një sërë opsionesh shtesë për të përdorur kufjet konvencionale.

Impakti i vërtetë i kësaj varet nga pasioni juaj ndaj muzikës. Kufjet me tela, Apple EarPods, kryejnë një punë të mirë por do tu duhet një adapter Lightining në 3.5 mm për ti përdorur.

4297Ky adapter ke një konvertues analog në dixhital. Opsioni më i mirë ngelen kufjet Bluetooth. Një pjesë e madhe e tyre vinë ne një kabëll opsional 3.5 mm. Kufjet wireless, AirPods, janë të njëjtë me EarPods kur bëhet fjalë për cilësinë e zërit.

Çmimi

iPhone 7 kushton 649 dollar për modelin 32GB, 749 dollar për modelin 128GB dhe 849 dollar për modelin 256GB. Telefoni është i disponueshëm në pesë ngjyra: rozë të artë, të artë, të argjendtë, të zezë dhe të zezë e shndritshme.

Krahasuar me konkurrentët, HTC 10 kushton 649 dollar, Galaxy S7 499 dollar, LG G5 499 dollar, Huawei P9 449 dollar, iPhone SE 359 dollar dhe iPhone 6S 449 dollar.

2940

Verdikti

iPhone 7 është mundësi e çuar dëm. Përtej një kamere të re, certifikimi IP67 dhe performancë të shtuar, dizajni i telefoni nuk ka ndryshuar dhe bateria është zhënjimi më i madh.

Nuk ka kufje 3.5 mm dhe është një vuajtje e vërtetë përdorimi i kufjeve EarPods. A është ky iPhone më i mirë? Mbase. A duhet ta blini? Jo nëse u intereson jetëgjatësia e baterisë. Në fund të fundit keni për ta blerë edhe pse nuk është iPhone që të gjithë meritoni.

Avantazhet: rezistent ndaj ujit, skaner të shenjave të gishtërinjve, ndërtim premium, motor taptik

Disavantazhet: kufje 3.5 mm, i shtrenjtë, bateri e dobët, karikim i ngadaltë, nuk ka kartë microSD, nuk mund të karkoni dhe dëgjoni muzikë në të njëjtën kohë (PCWorld Albanian)

Apple iPhone 7: Sa i mirë është një telefon bateria e të cilit nuk mban as një ditë të vetme?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)