Apple iPad Pro në shitje të mërkurën me kosto 799 dollar për modelin bazë

Publikuar më: 09-11-2015

ipad-pro-keyboard-heroMë në fund kemi mësuar datën e daljes në shitje të iPad Pro. Tableti 12.9 inç do të jetë i disponueshëm për tu blerë online dhe në dyqane ditën e mërkurë në 40 shtete.

Prezantuar saktësisht dy muaj më parë, iPad Pro numëron 5.6 milion piksela dhe cilësi grafikash të cilat janë 360 herë më të mira sesa modelet aktuale të iPad. Gjatë prezantimit të tabletit zv Presidenti i Marketingut, Phil Schiller krenohej me fjalët: “Ky është ekrani më i avancuar që kemi ndërtuar ndonjëherë”.

iPad Pro fuqizohet gjenerata e 9 e proçesorëve Apple A9X me akitekturë 64Bit të cilin Apple e konsideron 1.8 herë më të shpejtë sesa modelin e kaluar Apple A8.

I disponueshëm në ngjyrë të argjendë, artë dhe gri të mbyllët, modeli 32 GB Wi-Fi do të kushtojë 799 dollar ndërsa modeli 128 GB 949 dollar. Gjithashtu do të shitet edhe një variant me radio LTE 128 GB i cili do të kushtojë 1,049 dollar.

Gjatë prezantimit të iPad Pro në Shtator, Apple zbuloi dhe produktin më të ri: Apple Pencil. Ky laps stylus shërben për të shkruar dhe vizatuar në iPad Pro. Kostoja e tij llogaritet në 99 dollar.

Shtetet e para europiane që të shitet ky tablet janë: Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Italia, Liechtenstein, Luksemburgu, Monako, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rusia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Britania. (PCWorld Albanian)

Apple iPad Pro në shitje të mërkurën me kosto 799 dollar për modelin bazë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)