Apple iPad Mini 4: Më i fuqishëm se iPhone 6 dhe 6 Plus

Publikuar më: 16-09-2015

IMG_00011-640x570Modelet e reja Apple iPhone nuk janë të vetmet produkte të Apple që do të kenë 2 GB RAM. iPad Mini 4 gjithashtu ka po kaq memorje e cila sjell edhe mundësinë e shfrytëzimit të funksionalitetit “Split View”.

Ars Technica pati mundësinë të përdorte një iPad Mini 4 dhe gjëja e parë bënë ishte testimi i harduerit ku u zbuluan edhe supriza. iPad Mini 4 është më i fuqishëm se iPhone 6 dhe 6 Plus.

ipad-mini-4-preview-001-640x470

iPad Air 2 i cili daton vitin e shkuar akoma është në avantazh ndaj iPad Mini 4. Të paktën në letër edhe pse që të dy tabletët kanë të njëjtën memorje RAM prej 2GB. Kjo sepse iPad Mini 4 ka proçesorin Apple A8 me dy bërthama dhe frekuencë 1.5 Ghz ndërsa iPad Air 2 ka proçesor tre bërthamësh Apple A8X. Që të dy janë më të shpejtë sesa proçesori Apple A8 që gjendet tek iPhone 6 dhe 6 Plus.

Si rezultat iPad Mini 4 mund të konsiderohet si një përditësim mjaft i rëndësishëm duke pasur parasysh se iPad Mini 3 nuk ishte asgjë tjetër veç një iPad Mini 2 po me skanerin e shenjave të gishtërinjve Touch ID. Kemi të bëjmë me një politikë 2 vjeçare rifreskimit të harduerëve në tabletët e Apple. Për shembull këtë vit Apple nuk rifreskoi iPad Air 2 ashtu siç bëri me iPad Mini 3 vitin e shkuar.

ipad-mini-4-preview.002-640x470

Tani iOS 9 zyrtarisht ofron mbështetje për ndarjen e ekranit për dy aplikacione njëherazi. Normalisht që kjo vjen me një kusht: 2GB RAM janë të domosdoshme. Edhe ky funksionalitet do të ishte i dobishëm edhe në ekrane të vogla Apple nuk e përfshiu pavarësisht se iPhone 6S dhe 6S Plus kanë memorje të mjaftueshme.

Apple iPad Mini 4: Më i fuqishëm se iPhone 6 dhe 6 Plus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)