Apple: iOS 9 tanimë është instaluar në 50% të telefonëve dhe tabletëve të kompanisë

Publikuar më: 21-09-2015

ios-9_7_thumb800Gjigandi i teknologjisë Apple përmes një raporti zyrtar ka zbuluar të dhëna të reja përsa i përket adoptimit të sistemit operativ iOS 9.

Ditën e hënë Apple zbuloi se iOS 9 tani është instaluar në 50% të pajisjeve të kësaj kompanie duke pretenduar se ky është sistemi operativ i Apple që është adoptuar më shpejt brenda një kohe të shkurtër.

Apple nuk raportoi ekzaktësisht se si është duke e matur këtë adoptim. Tradicionalisht kompania bazohet në volumin e pajisjeve që vizitojnë App Store në një datë të caktuar. I lançuar të mërkurën e javës që shkoi, versioni më i fundit operativ i Apple duket se ka mbërritur shumë shpejt tek përdoruesit se sa sistemet e mëparshme.

Pavarësisht problemeve në ditët e para si bllokimi i papritur i aplikacioneve, Apple është shprehur e kënaqur nga suksesi i iOS 9. (PC World Albanian)

Apple: iOS 9 tanimë është instaluar në 50% të telefonëve dhe tabletëve të kompanisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)