Apple iOS 10 lançohet më 13 Shtator

Publikuar më: 08-09-2016

dsc04995-800x533Apple do të publikojë versionin final të iOS 10 më 13 Shtator. Kompania e dha njoftimin gjatë evenimentit të prezantimit të iPhone ditën e djeshme.

iOS 10 do të sjellë ndryshime në shkallë të gjërë në paraqitjen vizuale të sistemit operativ dhe mënyrën e funksionimit. Ekrani i kyçjes, njoftimet, Qendra e Kontrollit, që të gjitha janë ndryshuar substancialisht. CallKit ofron për aplikacionet VoIP të njëjtën eksperiencë të aplikacioneve të thirrjeve audio dhe video ndërsa SiriKit hap dyer mundësish për zhvilluesit në asistentin virtual të Apple.

Aplikacioni i mesazheve ka pësuar një ridizenjim masiv. Ka dyqanin vetjak të aplikacioneve dhe është pasuruar me funksionalitete nga platformat e Facebook Messenger dhe WhatsApp.

Por sigurisht nuk mungojnë as lajmet e këqija. iOS 10 i jep fund mbështetjes për harduerët 2011-2012. Konkretisht iPhone 4S, iPad 2, iPad Mini dhe gjenerata e pestë e iPod Touch do të ngelen pas.

Lista e plotë e produkteve të mbështetura është si mëposhtë:

  • iPhone 5, 5C, 5S, 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, SE, 7 dhe 7 Plus
  • iPad 4, iPad Air dhe iPad Air 2
  • iPad Pro 12.9 inç dhe iPad Pro 9.7 inç
  • iPad Mini 2, 3 dhe 4
  • iPad Touch 6
Apple iOS 10 lançohet më 13 Shtator
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)