Apple iOS 10 dobëson sigurinë e iPhone

Publikuar më: 30-09-2016

ios-10-1iPhone i juaj është më pak i sigurtë dhe e gjitha falë iOS 10-tës. Sapo të keni përditësuar në iOS 10, kopjet e të dhënave janë shumë më pak të sigurta.

Kjo sepse kopjet e mbrojtura me fjalëkalim vënë në funksion një mekanizëm të ri verifikimi i cili mund të dëshifrohet shumë më shpejtë sesa mekanizmi i vjetër.

Dobësia u zbulua nga një kompani Ruse, Elcomsoft, e cila zhvillon mjete për thyerjen sigurisë së iPhone. Kompania thotë se dëshifrimi i një kopjeje të të dhënave është një proces 2,500 herë më i shpejtë sesa në iOS 9. Në këtë version, Elcomsoft mund të përpunonte 2,400 fjalëkalime në sekond ndërsa me mekanizmin e ri plot 6 milion.

Apple e ka konfirmuar këtë rast dhe njoftoi se ishte duke kërkuar një zgjidhje. Për të shfrytëzuar këtë dobësi, një haker duhet të fitojë qasje në një Mac ose kompjuter personal ku kopja e të dhënave është ruajtur.

Prandaj ekziston një shans i vogël që përdoruesit të preken nga dobësia. Megjithatë është për tu vlerësuar që dobësia u zbulua tani dhe jo pas muajsh apo vitesh ekzistencë. (PCWorld Albanian)

Apple iOS 10 dobëson sigurinë e iPhone
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)