Lajmet

Apple iOS 10.2 i disponueshëm: Çfarë ka të re

Dec 12 2016
0 Shpërndarje
Apple iOS 10.2 i disponueshëm: Çfarë ka të re

108740737-iphone7-tech-large_trans_nvbqzqnjv4bqhdioygmc-7qzbleau9yuq4lrm7ex2gprfdkqltsqbz0Apple sapo ka publikuar përditësimin më të rëndësishëm të iOS 10-tës që nga debutimi në Nëntor me emoji të reja, funksionalitete ekstra në iMessage dhe riparime gabimesh. Pas publikimit të 7 betave publike, Apple më në fund ka vendosur të lëshojë përditësimin e dytë madhor në iOS 10.

Ja sesi ta shkarkoni

Zakonisht përditësimi shfaqet në formën e një njoftimi në iPhone tuaj por nëse dëshironi të siguroheni që është i disponueshëm, këtë informacion e gjeni në aplikacionin Settings.

15502684_10154751263831303_1725520178_o1Navigoni në Settings, më pas përzgjidhni opsionin General and Software Update. Duhet të pranoni kushtet e instalimit dhe mëpas të vendosni fjalëkalimin tuaj.

Përditësimi është i disponueshëm për të gjithë që kanë të instaluar iOS 10, me fjalë të tjera iPhone 4 dhe iPad 3 ngelen jashtë.apple_ios-10-2

Çfarë ka të re

Deri tani ndryshimi më i prekshëm janë prezantimi i 100 emoji të reja për tastierën e iOS. Këto emoji janë prezantuar që nag versionet beta të softuerit dhe përmbajnë një varietet të gjërë simbolesh. Në mesin e tyre janë simbolet e shpullës, ngritjes së supeve dhe selfieve.

Këto simbole janë të vlefshme për dërgim vetëm tek përdoruesit e një iPhone. Jo vetëm që nuk mund ti dërgoni telefonëve Android por nuk do të shfaqen as në aplikacionet mobile të Facebook dhe Twitter. Emoji e reja do të shfaqen vetëm në ueb aplikacionet Facebook dhe Twitter.

Të gjitha emoji e tjera janë ridizenjuar në mënyrë që të jenë më të detajuara dhe të mprehta.

15555217_10154751268956303_1865115622_o1 15537048_10154751269121303_1645660159_o1 15503086_10154751269051303_1383233950_o1

Më shumë efekte në iMessage

Me iOS 10.2 vini dy efekte të reja në iMessage krahas atyre ekzistuese. Këto efekt aktvizohen kur mbani të shtypur butonin e dërgimit në iMessage. Efektet e reja janë “dashuria” e cila përfaqësohet nga një simbol në formën e zemrës dhe një efekt festiv.

downloadRuani konfigurimin e aplikacionit të Kamerës

Një opsion i ri “Preserve Settings” është shtuar në aplikacionin Camera në iOS 10.2 Falë kësaj veçorie mund të përcaktoni konfigurimin e preferuar të aplikacionit të kameras kurdo që qaseni në të. Këtë veçori mund ta aktivizoni duke vizituar SettingsPhotos & CameraPreserve Settings.

Aty do të gjeni tre opsione: ruajtjen e konfigurimit të fundit të përdorur, ruajtjen e filtrave të fundit të përdorur dhe ruajtjen e konfigurimit për fotot live.

Një aplikacion i ri televizori

Është i disponueshëm vetëm në SHBA aktualisht dhe ofron të gjitha përmbajtjet e Apple TV në aplikacionin për iOS. Me fjalë të tjera iPhone është një televizor Apple në duart tuaja. Netflix dhe amazon Prime Video do të ofrojnë mbështetje për të.

Çdo gjë tjetër

  • Në iPhone 7 do të shfaqen tre sfonde të reja
  • Butonët e kontrollit në aplikacionin Music janë ridizenjuar
  • Mund të vlerësoni këngët në aplikacionin Music
  • Është përmirësuar performanca e Bluetooth për aksesorët e palëve të treta
  • Është përmirësuar saktësia e etiketimit të njerëzve në foto e realizuara
  • Është rregulluar një problem i FaceTime me fokusin
  • Foto live kanë një frekuencë më të lartë
  • Mbështetje shtesë për fotot RAW
  • Është rregulluar një gabim i Safari ku faqet shfaqen bosh
  • Është rregulluar një gabim i tastierës së aplikacioni iMessage që pengonte shfaqen e mesazheve

Lajmet e fundit>