Apple i rikthehet standardeve të ambientit

Publikuar më: 15-07-2012
Apple i rikthehet standardeve të ambientit

Disa ditë pasi zyrtarët e San Franciskos njoftuan se institucionet lokale nuk do të blejnë më produkte të Apple, ndërmarrja ndërroi mendje dhe gjatë ditës së premte njoftoi se do t’i bashkohej programit për çertifikim të ambientit që i bënë produktet e saj të pranueshme për t’u blerë nga agjensitë qeveritare që mbështeten në vlerësime.

Ndërmarrja nga Cupertino gjatë javës së kaluar tha që kishte tërhequr laptopët dhe desktopët e vet nga një programi ndërkombëtar i çertifikimit i njohur si EPEAT, duke mos dhënë asnjë arsye për këtë tërheqje.

Kjo lëvizje udhëhoqi disa kritika nga grupet për mbrojtje të ambientit dhe u përhapë një reklamim negativ për ndërmarrjen, që kishte krijuar kështu një pikë të spikatur në përpjekjet e veta reklamuese për produktet e reja.

Në një letër të hapur që kishte postuar në faqen e ndërmarrjes Apple, Bob Mansfield, kryetar i lartë i ndërmarrjes për inxhinierinë e lartë, e quajti lëvizjen si “një gabim”.

“Ne së fundi kemi dëgjuar nga shumë konsumatorë besnikë të Apple të cilët ishin të zhgënjyer me të mësuar që ne kemi larguar produktet tona nga sistemi i vlerësimit EPEAT,” shkroi Mansfiled. “Unë e di që ky ishte një gabim.”

Duke filluar nga dita e premte, të gjitha produktet e pranueshme të ndërmarrjes Apple i janë nënshtruar sërish regjistrit EPEAT.

Në vendimin e Apple gjatë javës së kaluar, zyrtarët e San Franciskos kishin thënë që me përjashtime të rralla, 50 departamentet e qytetit më nuk do të jenë në gjendje të blejnë laptopë, desktopë apo monitorë të prodhuar nga ndërmarrja Apple. Blerësit e tjerë institucional, përfshirë Universitetin e Kalifornisë, ishin duke e shqyrtuar qëndrimin e tyre nëse duhej të vazhdonin të blinin produktet e ndërmarrjes Apple.

Megjithëse shpenzimet e qytetit për kompjuterët e Apple paraqesin një pjesë shumë të vogël të buxhetit të vet teknologjik, San Francisko e mirëpriti befasimin e ndërmarrjes Apple.

“Departamenti i Ambientit i San Franciskos është i kënaqur me të mësuar që Apple është duke ju ribashkuar EPEAT,” thuhet në deklaratë nga drejtori i departamentit, Melanie Nutter. “Standarde të pavarura, eko-etiketat dhe regjistrat si EPEAT janë vegla kritike për të verifikuar tërësinë mjedisore të produkteve për konsumatorë.”

Zyrtarët e San Franciskos provuan të kontaktojnë ndërmarrjen Apple për ndryshimin e vet, por nuk arritën, thotë Nutter. (PCWorld Albanian)

Apple i rikthehet standardeve të ambientit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)