Apple humb betejën gjyqësore të proçesorit A7 me vlerë 862 milion dollar

Publikuar më: 14-10-2015

id-2968559-p1020170-100606047-largeDitën e marte një juri në SHBA arriti në përfundimin se proçesori Apple A7 shkel një patentë në pronësi të Universitetit të Wisconsin. Si rezultat prodhuesi i njohur i iPhone mund të ballafaqohet me një dëm financiar prej 862 milion dollar.

Apple akuzohej se kishte përdorur një teknologji proçesori zhvilluar nga hulumtuesit e universitetit. Kjo teknologji ishte përfshirë në iPhone 5S dhe iPad Air.

Verdikti i gjykatës nxori Apple fajtor për shkeljen e gjashtë patentave gjithësej. Dëmshpërblimi llogaritet ekzaktësisht në 862.4 milion dollar. Apple nuk ka komentuar akoma në lidhje me këtë vendim. Kjo patentë i përkiste katër hulumtuesve të Universitetit të Wisconsin që nga Korriku i 1998.

Fondacioni i cili mbështet këtë universitet, WARF, kishte paditur në gjykatë Intel-in për po të njëjtën patentë. Por prodhuesi i njohur i proçesorëve reagoi me shpejtësi duke i paguar 110 milion dollar fondacionit përpara se çështja të shkonte në gjykatë.

Në padinë e tij ndaj Apple, universiteti citonte se Apple ishte në dijeni të pronarit të vërtetë të kësaj patente. Madje vetë Apple nuk kishte pranuar të nënshtrohej kushteve të liçensimit të patentës. (PCWorld Albanian)

Apple humb betejën gjyqësore të proçesorit A7 me vlerë 862 milion dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)