Apple gati të nxjerrë në shitje një iMac 4K me ekran 21.5 inç javën e ardhshme

Publikuar më: 08-10-2015

AP_511126976207

Mark Gourman, një ekzekutiv shumë i rëndësishëm pranë Apple, tha për 9to5Mac se Apple mund të nxjerrë në shitje një iMac të ri me ekran 21.5inç dhe rezolucion 4K.

Sipas tij ky produkt do të jetë i disponueshëm për blerje që nga data 13 tetor. Në fakt dyshimet për ardhjen e një kompjuteri të tillë nga Apple, lindën muajin që kaloi në momentin kur në OS X El Capitan u zbuluan disa rreshta kodi që sugjeronin lançimin e një pajisje me ekran 21.5inç.

Versioni më i vogël i iMac ka kohë që pret për një ekran të cilësisë së lartë. Përveç iMac 21.5inç, MacBook Air dhe MacBook Pro janë komjuterat e vetëm ku mungon një ekran me teknologjinë Retina. Në kompjuterim e ri, Apple pritet të sjellë proçesorë dhe grafika të reja. Një raport i hershëm nga MacRumors zbulon se Apple mund të vërë në përdorim proçesorët Broadwell të Intel dhe të shfaqë një kartë të re grafike e cila do të përballojë më së miri ekranin e nivelit të lartë.

Gjithashtu 9to5Mac ka raportuar se kompania është duke zhvilluar një tastjerë të re të pajisur me Bluetooth dhe Magic Mouse, por ende nuk është e qartë nëse këta komponentë do të debutojnë me kompjuterin e ri. (PC World Albanian)

Apple gati të nxjerrë në shitje një iMac 4K me ekran 21.5 inç javën e ardhshme
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)