Apple fiton një tjetër betejë ligjore kundrejt Samsung

Publikuar më: 18-09-2015

SAMSUNG CSCKonkurenca por dhe betejat ligjore mes dy gjigandëve të smartfonëve në treg, Apple dhe Samsung, sa vjen dhe intensifikohen. Ditën e enjte, Gjykata e Apelit mori një vendim në favor të Apple, duke mbyllur kështu një çështje ligjore mes dy kompanive që kishte kohë që zgjaste.

Gjykata e detyroi Samsung ti paguante Apple 120 milion dollar për shkelje të patentave të zotëruara nga Apple, që kanë të bëjnë kryesisht me detajet e funksionimit të iPhonëve. Apple pretendoi se Samsung përdori patenta mbi të cilat nuk kishte të drejta.

Apple shkoi më larg duke kërkuar tërheqjen nga tregu të pajisjeve që janë ndërtuar bazuar në patentat e saj. Kjo është një goditje e rëndë për gjigandin korean të smartfonëve. Kompania është shprehur se do të apelojë vendimin. Përmes një deklarate për shtyp, Samsung shtoi se do të sigurojë konsumatorët e saj se produktet e tyre janë origjinalë dhe do të vazhdojnë të jenë të disponueshëm në treg. Apple nga ana tjetër deklaroi se kompania është vetëm duke mbrojtur punën e lodhshme që fshihet pas ndërtimit të produkteve të saj. (PC World Albanian)

Apple fiton një tjetër betejë ligjore kundrejt Samsung
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)