Harduer

Apple: Ekspozimi për një kohë të gjatë në ambjente të jashtme shkak për problemet e baterisë së iPhone 6S

Dec 9 2016
0 Shpërndarje
Apple: Ekspozimi për një kohë të gjatë në ambjente të jashtme shkak për problemet e baterisë së iPhone 6S

6s-listing-800x269Muajin e kaluar Apple hodhi dritë mbi një program riparimi për iPhone 6S-të e prodhuara përgjatë periudhës Shtator-Tetor 2015 të cilat kishin probleme me baterinë.

Ky problem konsistonte deri në fikjen e papritur të telefonit pas asnjë paralajmërim. Apple argumenton se kjo fikje vjen si rezultat i ekspozimit në ambjente të hapura për një kohë të gjata.

Informacioni i publikur vetëm për Kinën është i disponueshëm edhe në gjuhën angleze. Apple tha se nuk do të procedojë menjëherë me zëvendësimin e baterive por do të dërgojë një përditësim javën e ardhshme i cili do timundësojë kompanisë të diganostikojë më mirë shkaqet e problemit.

Apple këmbëngul se problemi me baterinë nuk përbën rrezik sigurie. Përditësimi i softuerit të cilin Apple do ta sjellë javën e ardhshme do të jetë patjetër iOS 10.2.

Përditësimi do të jetë i pair madhor që nga debutimi i iOS 10.1 në Tetor me një sërë veçorisht të reja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>