Apple do të sjellë një model 21.5 inç iMac me ekran 4K

Publikuar më: 05-09-2015

retina_imac_primary-100528408-large-100535482-galleryNjë vit pas bëri hapin e madh me lançimin e një kompjuteri iMac me ekran impresionues prej 27 inç dhe rezolucion 5K, Apple do të sjellë një version 21.5 inç të tij por me rezolucion 4K.

Ndërsa citon burime të besueshme, 9to5Mac pretendon se Apple do të prezantojë një model 21.5 inç të iMac me rezolucion ekrani 4K në muajin Tetor kur do të zërë vend edhe debutimi i OS X EL Capitan. Parashikohet që ky kompjuter të dalë në shitje muajin pasardhës.

Sipas 9to5Mac ekrani do të ketë rezolucion 4096×2304 piksel. Aktualisht modeli standart iMac 21.5 inç ka rezolucion full HD 1920 x 1080p. Nëse modeli 21.5 inç paiset me ekran 4K i bie që të ketë një dendësi pikselash prej 217.6 për çdo inç. Ekrani 4K natyrisht që do të sjellë ngjyra më të gjalla ndërsa ky model normalisht që do të ketë edhe proçesorë më të shpejtë.

Nuk ka asnjë detaj rreth kostos por një ekran 4K padyshim duhet të jetë i kushtueshëm. Aktualisht Apple kërkon 1,999 dollar për iMac Retina 5K, pa përmendur se modeli debutues kishte harduer më superior dhe kushtonte 2,499 dollar. Sa për referencë, Apple shet modelin 27 inç pa ekran Retina për 1,799 dollar. Modelet 21 inç variojnë nga 1,099 dollar në 1,499 dollar. (PCWorld Albanian)

Apple do të sjellë një model 21.5 inç iMac me ekran 4K
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)