Apple do të shmangë ciklin tradicional të rifreskimit për iPhone e 2016-tës

Publikuar më: 22-06-2016

og-930x488Një raport i ri citon se Apple do të ndërmarrë një hap të pazakontë këtë vjeshtë kur të prezantojë gjeneratën e nëntë të iPhone i cili do të ngelet po i njëjti në aspektin e dizajnit. Raporti vjen nga disa burime konfidenciale të Wall Street Journal nga zyrat në Cupertino të cilat në të kaluarën kanë ofruar informacione të sakta.

Historikisht Apple ndërmerrte një cikël rifreskimi në dizajnin e iPhone çdo dy vite. Sipas Wall Street, iPhone i 2016-tës do të ruajë po të njëjtin dizajn bazik të iPhone 6 dhe 6S që datojnë nga 2014-ta dhe 2015-ta respektivisht.

Në të vërtetë pritet një ndryshim i dukshëm i iPhone këtë vit, largimi i portës 3.5 mm të kufjeve. Edhe VentureBeat kishte pasur raportime të cilat qëndrojnë në një linjë me informacionet e Wall Street.

Çdo gjë bëhet më interesante në këtë raport i cili thotë se Apple do të mbajë peng emërtimin iPhone 7 këtë vit për ta prezantuar vitin e ardhshëm kur marka në fjalë mbush 10 vite.

Pak javë më parë Wall Street shkruante për iPhone 7 duke cituar një ekran OLED pa skaje i cili do të ketë të integruar një skaner të shenjave të gishtërinjve. (PCWorld Albanian)

Apple do të shmangë ciklin tradicional të rifreskimit për iPhone e 2016-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)