Apple do të implementojë një dizajn të ri të iPhone në 2017-tën shoqëruar nga një model 5.8 inç

Publikuar më: 28-03-2016

16350-13087-16038-12613-15673-12092-12807-7076-iphone6-tricolor-l-l-l-lAnalisti i njohur Ming-Chi Kuo i KGI Securities publikoi ditën e sotme një shkrim ku citonte se Apple do të ri ridizenjojë terësisht linjën e re të iPhone në 2017-tën. Sipas Kuo, Apple vitin e ardhshëm do të nxjerrë në shitje një iPhone me materiale prej xhami paisur me ekran AMOLED.

Ky informacion në një farë mënyre bie në kontrakditë me atë të fundit publikuar po nga Ming-Chi Kou se ekranet AMOLED do të mbërrijnë në iPhone jo përpara 2018-tës.

Saktësisht, Kuo beson se Apple do të përzgjedhë mes xhamit, plastikës dhe qeramikës në ndërtimin iPhone për 2017-tën. Megjithatë gjasat që telefoni të adoptojë materialet prej xhami si në iPhone 4 janë më të larta sesa ato prej plastike apo qeramike.

Ai vijon të thotë se iPhone i 2017-tës do të anojë nga ekranet e harkura me trup të harkuar prej xhami dhe një kornizë metalike ngjashëm me iPhone 4. Një tjetër detaj për të mos u munguar nga informacioni i Kuo është mundësia e debutimit të një iPhone me ekran 5.8 inç AMOLED i cili do të zëvendësonte variantin 5.5 inç por me përmasa fizike pothuajse të njëjta.

Për më tepër, modelet e reja do të ofrojnë teknologjinë e ngarkimit wireless, njohje të reja biometrike që më shumë mundësi do të jenë njohje përmes fytyrës ose syrit. A do të jetë 2017-ta, viti i ndryshimeve të mëdha? (PCWorld Albanian)

Apple do të implementojë një dizajn të ri të iPhone në 2017-tën shoqëruar nga një model 5.8 inç
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)