Apple do të bëjë të mundur për përdoruesit heqjen e aplikacioneve të integruara të iOS

Publikuar më: 16-09-2015

iphone-6-useless-folderNjë pjesë e madhe e përdoruesve të një smartfoni apo tableti iOS gjejnë të instaluara aplikacione të ndërtuara nga Apple, aplikacionet të cilat është e pamundur të ç’instalohen. Por kjo mund të ndryshojë në një të ardhme të afërt.

Gjatë një interviste për Buzzfeed, shefi ekzekutiv Tim Cook tha se kompania po kërkonte një zgjidhje për këtë problem nëse na lejoni ta quajmë të tillë.

Ai tha se ekzistojnë disa aplikacione të lidhura ngusht me iPhone. Nëse hiqen mund të shkaktojnë dëm e janë disa tjetër që mund të hiqen pa shkaktuar dëm.

Po ky nuk është problem unik vetëm për platformën iOS. Edhe Android vjen me aplikacione të shërbimeve të Google të cilët nuk mund të hiqen lehtësisht. Sidoqoftë, Google ka lehtësuar politikat e saj të integrimit të shërbimeve në Android dhe nëse nuk mund ti hiqni të paktën mund ti fshihni.

Mbase Apple po mendon një zgjidhje të ngjashme me aplikacionet e saj të integruara. Kjo ndihmon deri në një fare pike po nuk zgjidh problemin e ngarkimit të memorjes së brendshme në një iPhone 16GB.

Për një kompani si Apple e cila kontribon së tepërmi që përdoruesit e produkteve të saj të jenë të kënaqur, ofrimi i mundësisë së largimit të këtyre aplikacioneve është një dhimbje që duhet ta durojë për “hatër” të konsumatorëve. (PCWorld Albanian)

Apple do të bëjë të mundur për përdoruesit heqjen e aplikacioneve të integruara të iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)