Harduer

Apple do të bazohet në veturën BMW i3 për të ndërtuar makinën e saj elektrike

Jul 27 2015
0 Shpërndarje
Apple do të bazohet në veturën BMW i3 për të ndërtuar makinën e saj elektrike

bmw-i3-appleKa disa kohë që flitet se gjigandi i teknologjisë Apple është duke ndërtuar një makinë elektrike. Pas punësimit të personave të kualifikuar nga industria e automobilave, kompania Apple është duke negociuar me atë BMW për të përdorur automjetin BMW i3 si bazë për ndërtimin e makinës elektrike që do të mbajë logon e Apple.

Sipas një raporti nga Manager Magazin, Tim Cook ka qënë pjesë e një takimi me ekzekutivë të BMW në Leipzig, Gjermani, gjatë të cilit ka ndjekur dhe linjën e prodhimit të këtij modeli automjeti. Kryesisht Apple është e interesuar për trupin me fibra karboni të makinës i3.

bmw-i3

BMW i3 është një makinë elektrike e projektuar më së miri e cila është e aftë të ecë deri në 80 milje me një karikim të vetëm. Por dhe mund të përdoret si një makinë e zakonshme duke qënë se ka të integruar dhe një motor që funksionon me karburant. Pavarësisht cilësive të larta, kjo makinë është shumë mbrapa modelit të Tesla. Model S ecën deri në 300 milje dhe ka vend për 7 persona në të. Për më tepër Tesla ka krijuar dhe një rrjet karikimi global për këtë makinë në të cilin vetura mund të karikohet për 20 minuta.

Kompanisë Apple i duhet të bëjë një punë goxha serioze në mënyrë që të konkurojë bindshëm modelet e makinave elektrike që janë në treg, sidomos atë të Tesla. Kohët e fundit është vënë re një tendencë e kompanive teknologjike për të qënë pjesë e biznesit të makinave elektronike por dhe atyre autonome. Më në fund duket se dhe ky biznes po përfshihet nga konkurenca. (PC World Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>