Apple braktis Quick Time në Windows pavarësisht ekzistencës së dy problemeve kritike të sigurisë

Publikuar më: 18-04-2016

apple_quicktime_photo-100656254-largeNjë tjetër softuer i njohur po i bashkohet Java 6 dhe Windows XP si programet të cilat askush nuk do të donte ti kishte në kompjuterin e tij. Firma e sigurisë Trend Micro dhe Departamenti Amerikan i Sigurisë po këshillojnë përdoruesit të largojnë nga kompjuterat e tyre Apple QuickTime.

Arsyeja e këtij paralajmërimi është i qartë: Apple tregoi për Trend Micro se nuk ka në plan të përditësojë më softuerin në Windows dhe Quick Time përmban dy probleme kritike të sigurisë të cilat mund të shfrytëzohen lehtësisht nga hakerat për të marrë nën kontroll një kompjuter.

Apple akoma nuk ka komentuar në lidhje me këtë çështje dhe pas një vështrimi në uebfaqen zyrtare, Quick Time është akoma i disponueshëm për shkarkim. Megjithatë nuk është përditësuar që në muajin Janar.

Trend Micro tha se nuk ka asnjë provë për shfrytëzimin e dobësive të Quick Time në sulme kibernetike. Për sigurinë e të gjithëve u sugjerojmë të drejtohen tek Programs – Uninstall a program në kompjuterin tuaj ku mund të largoni softuerin në fjalë gjersa situata të jetë e qartë.

Sipas një ankete publikuar nga Secunia në 2015-tën, mësojmë se softuerët e Apple janë ato që përditësohen më së pakti në Windows. (PCWorld Albanian)

Apple braktis Quick Time në Windows pavarësisht ekzistencës së dy problemeve kritike të sigurisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)