Apple bllokon përditësimin e aplikacionit Spotify në iOS i cili heq sistemin e pagesave brenda aplikacionit

Publikuar më: 01-07-2016

IMG_7255-640x320Apple Music po është në prag të festimit të pervjetorit dhe pavarësisht se hyri në lojë me vonesë, kompania deklaron se ka arritur të ndërtojë një bazë përdoruesish me pagesë prej 15 milionësh. Nga ana tjetër Spotify numëron dyfishin por pavarësisht kësaj kompania është e shqetësuar për privilegjet që zotëron Apple Music në iPad dhe iPhone.

Sipas një raporti nga Recode, Apple ka bllokuar një përditësim në aplikacionin Spotify në iOS për arsye të modelit të biznesit që ndjek shërbimi. Ky përditësim largon abonimet në shërbimet Premium brenda aplikacionit të iOS duke i mohuar kështu Apple 30 % të të ardhurave.

Ngelet e paqartë arsyeja e vërtetë e bllokimit të përditësimit dhe nëse ka thyer ndonjë prej “ligjeve” të App Store por ajo që shqetëson më së shumti juristët e Spotify është lufta ndaj konkurrencës në iOS.

Spotify ofronte në të kaluarën abonimet brenda aplikacionit iOS por tarifonte përdoruesit me 12.99 dollar në vend të 9.99 dollar për të kompensuar pagesat ndaj Apple. Kohët e fundit Spotify ofronte përdoruesve të iOS tre muaj me 0.99 dollar abonim nëse paguanin për shërbimin përmes uebfaqes së Spotify.

Spotify në Android vijon të ofrojë abonime brenda aplikacionit si dhe ofertën te mujore të lartpërmendur por Spotify qaset në uebfaqen e saj brenda aplikacionit për të kryer abonimin. Kështu kompania shmang pagesat ndaj Google, ndërkaq Apple nuk e lejon diçka të tillë në iPhone dhe iPad.

Pak javë më parë Apple njoftoi ndryshime në politikat e ndarjes së të ardhurave për abonimet brenda aplikacionet siç është rasti i Netflix dhe Spotify. Kur përdoruesit abonohen për më shumë se një vit, Apple merr vetëm 15 % të të ardhurave nga zhvilluesit. Ky padyshim është një lajm i mirë për ata ofrues shërbimesh dhe zhvillues të cilët kanë gjetur paqe me sistemin 70/30 të ndarjes së të ardhurave me Apple. (PCWorld Albanian)

Apple bllokon përditësimin e aplikacionit Spotify në iOS i cili heq sistemin e pagesave brenda aplikacionit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)