Apple blen një kompani sistemi të pozicionimit global për të përmirësuar Apple Maps

Publikuar më: 18-05-2015

apple-maps-3Gjigandi i teknologjisë Apple së fundmi ka blerë Coherent Navigation, një kompani të fokusuar në ofrimin e një sistemi të pozicionimi global (GPS) super të saktë. Sipas një raporti nga MacRumors, kjo blerje do ti shërbejë kompanisë për të përmisuar produktin e saj Maps. Sistemi i GPS të Coherent Navigation është aq i saktë sa mund të identifikojë një vendodhje në cdo centimetër.

Tashmë nuk është më një sekret që Apple Maps ka kohë që përpiqet të ofrojnë një informacion më të mirë për përdoruesit, që nga lancimi i Google Maps në vitin 2012. Teknologjia e përdorur nga Coherent Navigation teorikisht mund të përdoret për të rritur cilësinë e Apple Maps edhe pse Apple akoma nuk ka konfirmuar se si do të integrohet kjo teknologji në kompani.

Mësohet se disa nga punonjësit e Coherent Navigation janë bërë pjesë e stafit të Apple. Themeluesi dhe CEO i Coherent, iu bashkua gjigandit të teknologjisë në muajin janar si pjesë e skuadrës Maps. Gjithashtu dhe themeluesi i uebfaqes së Coherent tanimë mbikqyr serverat e Apple. Mbetet për tu parë se c’po kurdis Apple. (PCWorld Albanian)

Apple blen një kompani sistemi të pozicionimit global për të përmirësuar Apple Maps
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)