Lajmet

Apple apelon vendimin e Komisionit Europian për taksat

Dec 19 2016
0 Shpërndarje
Apple apelon vendimin e Komisionit Europian për taksat

p032259001001-469327-100679795-largeApple do të apelojë vendimin e Komisionit Europian i cili thotë se gjigandi Amerikan i iPhone duhet të kthejë 13 miliard Euro lehtësira fiskale nga Google.

Komisionerja Europian për Konkurrencën, Margaret Vestager, doli me një deklaratë me 30 Gusht se Apple duhet të paguajë 13 miliard Euro taksa plus interes. Ky vendim erdhi pas një hetimi 2 vjeçar.

Shefi i Apple, Tim Kook hodhi poshtë akuzat duke i quajtur një farsë politike për gazetën Irlandeze, Irish Independent më 2 Shtator.

Tashmë, 3 muaj më pas Apple është gati të apelojë vendimin në Gjykatën e Përgjithshme, autoriteti i dytë gjyqësore Europian për nga pushteti.

Irlanda ka vendosur që të përkrahë apelimin e Apple dhe po ditën e sotme, departamenti i Financës publikoi argumentet e saj duke theksuar se Komisioni ka keqkuptuar ligjin Irlandez. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>