Apple adresoi problemet e klikimit të lidhjeve në Safari me versionin e ri iOS 9.3.1

Publikuar më: 01-04-2016

image-2-640x271Apple ditën e djeshme publikoi iOS 9.3.1 duke adresuar problemin e lidhjeve të paklikueshme në aplikacionet Safari, Mail dhe Messages. Jo vetëm që lidhjet nuk mund të klikoheshin por shkaktonin gjithshtu dështimin e aplikacioneve në fjalë.

Shkaktari i këtyre problemeve ka qenë implementimi i dobët i funksionalitetit të “Lidhjeve Universale” e prezantuar në iOS 9. Prandaj nëse keni në përdorim një paisje të vjetër iOS dhe akoma nuk keni përditësuar në iOS 9.3, versioni 9.3.1 duhet të jetë teorikisht i pastër për instalim.

Javën e kaluar Apple publikoi një tjetër version të iOS këtë herë duke adresuar problemet e aktivizimit megjithëse nuk ndryshoi numri i versionit të sistemit operativ. Përditësimi nuk përmban ndonjë ndryshim tjetër madhor. Është i disponueshëm në të gjitha paisjet që mbështetin iOS përfshi iPhone 4S dhe më lart, iPad 2 dhe më lart, iPad Mini dhe iPad Pro, dhe gjeneratën e pastë dhe të gjashtë të iPod Touch. (PCWorld Albanian)

Apple adresoi problemet e klikimit të lidhjeve në Safari me versionin e ri iOS 9.3.1
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)