Aplikacioni Word Flow është eksperimenti i radhës i Microsoft në iOS

Publikuar më: 26-04-2016

screen-shot-2016-04-25-at-3-34-08-pmMicrosoft publikoi aplikacionin më të ri për iOS, duke synuar të përfitojë nga popullariteti i ekosistemit të Apple për të rritur influencën në hapësirën e produktivitetit mobil. Word Flow, i cili është zhvilluar nga divizioni i projekteve eksperimentale të Microsoft, është i disponueshëm në App Store në SHBA ndërsa së shpejti do të jetë edhe në Europë.

Në fillim të këtij muaji kompania ofroi disa versione beta të aplikacioni për përdoruesit e iOS me anë të regjistrimeve. Hera e parë që aplikacioni u shfaq live ishte në Windows Phone dhe Windows 10 për desktop.

Aplikacioni premton shkrim më të shpejtë siç bëjnë disa aplikacione të kësaj kategorie ku mund të përmendim Swype. Ajo që e diferencon Word Flow nga të tjerët është prania e një stili për shkrim me një dorë të vetme. Sigurisht përdoruesit do të mund të përshtatin pamjen dhe ndjesinë e tastierës Word Flow.

Teknologjia e tastierave u pa si një mundësi nga Microsoft për të fituar terren tek platformat e rivalëve. Një arsye e fortë është kundërvënia e Apple ndaj aplikacioneve të tilla. Në 2014-tën historia ndryshoi me iOS 8 duke hapur dyert për zhvilluesit të cilët duan të implentojnë më shumë funksionalitete tek tastierat.

Word Flow nuk është i vetmja tastierë që Microsoft ofron. Në Garage është ndërtuar një tjetër aplikacion quajtur Hub dhe është i disponueshëm në iOS. Por Hub është ndërtuar posaçërisht për përdoruesit e Office 365 duke u ofruar qasje në shërbimet e kompanisë si OneDrive apo SharePoint. (PCWorld Albanian)

Aplikacioni Word Flow është eksperimenti i radhës i Microsoft në iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)