Aplikacioni WhatsApp në Windows Phone më në fund mund të kryejë thirrje zanore

Publikuar më: 24-06-2015

WhatsApp-Windows-Phone-Luis-Flickr

Përdoruesit e WhatsApp më në fund erdhi momenti: thirrjet zanore brenda aplikacionit tashmë janë të disponueshme për të gjithë. Pasi u njoftua pothuaj një vit më parë e më pas u implementua tek beta private, kjo veçori më në fund është bërë pjesë e versionit zyrtar.

Sigurisht, krahas mbërritjes së këtij përditësimi, përdoruesit e WhatsApp përmes një telefoni me Windows Phone 8.1 mund të dërgojnë edhe skedarë Audio. Versioni i WhatsApp me këto risi do të jetë me numër 2.12.60.

Nëse doni të filloni që të telefononi miqtë tuaj që tani, atëherë merrni përditësimin në lidhjen e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

Shkarko WhatsApp për Windows Phone

Aplikacioni WhatsApp në Windows Phone më në fund mund të kryejë thirrje zanore
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)