Aplikacioni WhatsApp në Android sjell shkëmbimin e dokumenteve PDF

Publikuar më: 03-03-2016

whatsapp_ios-100247043-gallery-100527621-galleryWhatsApp po sjell një funksionalitet të ri dhe shumë të dobishëm siç është ai i dërgimit të skedarëve. Në WhatsApp momentalisht do të mund të dërgohen vetëm dokumente në formatin PDF.

Ndërsa klikoni butonin i cili ngjan me një kapëse letrash, krahas opsioneve Camera, Gallery, Audio, Location dhe Contact do të vëreni një opsion të ri atë të dërgimit të dokumenteve. Nëse marrësi akoma nuk disponon përditësimin më të fundit të aplikacionit, nuk do të keni mundësi të dërgoni dokumente.whatsapp-documents-100648184-large

Sigurisht që ky është një përditësim në fazë beta dhe u duhet të prisni gjersa të jetë i disponueshëm për ju. U duhet të jeni gjithashtu pjesë e programit Beta në Play Store ose mund të shkarkoni aplikacionin nga APK Mirror.

Në këtë aspekt WhatsApp qëndron pas rivalëve. Aplikacioni Telegram ofron një funksionalitet të tillë kohë më parë e njëjta gjë vlen për Facebook Messenger. Ditëve të sotme, përdoruesit kanë shkuar përtej shfrytëzimit të platformave të komunikimit vetëm për biseda por edhe në shkëmbimin e fotove dhe dokumenteve. (PCWorld Albanian)

Aplikacioni WhatsApp në Android sjell shkëmbimin e dokumenteve PDF
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)