Aplikacioni Twitter ofron rekomandime të profileve të rrjetit social në Android dhe iOS

Publikuar më: 05-09-2015

Screen_Shot_2015-09-04_at_8.28.33_PM.0.0Kryefaqja e rrjetit social Twitter tanimë do ti vijë në ndihmë përdoruesve të saj duke ju sugjeruar atyre se kë të ndjekin. Së fundmi kompania ka shtuar funksionalitetin ‘Who to Follow’, i cili në bazë të interesave të përdoruesve rendit disa sugjerime për ta.

Ky funksion i kombinuar me atë ‘While you were away’ i cili grumbullon dhe publikon postimet më popullore në Twitter gjatë kohës që përdoruesi nuk ka qënë online, i përgjigjet më mirë kërkesave të përdoruesve.

Seksioni ‘Who to follow’ është vendosur në pjesën anësore të faqes dhe nuk bie shumë në sy duke e ngarkuar faqen. Twitter ka shtuar se nëse ju sugjerohet të ndiqni profilin e dikujt që nuk jeton më, ju duhet ta raportoni atë në Twitter.

Përveç kontakteve dhe profileve të reja, Twitter ka shtuar se në seksionin ‘Who to follow’ së shpejti do të shfaqen dhe markat më popullore. Ashtu si dhe ‘While you were away’ ju mund të zgjidhni mos shfaqjen e seksionit ‘Who to follow’ duke klikuar tek “x” në cep të tij. (PC World Albanian)

Aplikacioni Twitter ofron rekomandime të profileve të rrjetit social në Android dhe iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)