Aplikacioni Twitter në Android përqafon dizajnin material

Publikuar më: 08-06-2016

IMG_5305-e1464539202849-930x612Rrjeti social Twitter bëri të ditur se ka përditësuar aplikacionin Android tashmë me dizajnin e ri material inspiruar nga Google që nga Lollipop. Një buton i ri pluskues në formë rrethore do të shfaqet në skajin e djathë të ekranit përmes të cilit mund të publikoni cicërima të menjëhershme.

Në krye të aplikacionit gjendet menuja e cila përbëhet nga katër ikona që përfaqësojnë kategoritë: Kryefaqja, Trendet, Njoftimet dhe Mesazhet. Po të tërhiqni nga e majta me gishtin tuaj një panel i ri do të shfaqet nga ku mund të qaseni në profilin tuaj, zhvillimet e përgjithshme, listat dhe lidhjet e reja.

Modern_Android

Gjithashtu janë edhe dy opsione të tjera, ajo e cilësimeve dhe e ndihmës. Në krye të panelit gjenden llogaritë e ruajtura në aplikacion nga ku mund të shtoni apo të hiqni të tjera.

Ndryshimet e reja synojnë të sjellin lehtësi në përdorim. Ky dizajn është testuar në prgramin beta të aplikacionit pak javë më parë. Dizajni material është ekzistent për të paktën dy vite. Facebook Messenger, eBay, Imgur, Skype e shumë të tjerë kanë përqafuar këtë dizajn përmes të cilit Google i ka sjellur stil platformës edhe me aplikacionet e saj.

Hera e fundit që Twitter ndryshoi dizajnin e aplikacionit ishte 2013-ta. (PCWorld Albanian)

Aplikacioni Twitter në Android përqafon dizajnin material
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)