Aplikacioni Speedify kombinon rrjetet Wi-Fi dhe Celulare për më shumë shpejtësi dhe qëndrueshmëri

Publikuar më: 23-09-2016

imgSpeedify është një aplikacion unik, i disponueshëm në Android dhe iOS, i cili kombinon lidhjet e shumëfishta aktive të internetit në një të vetme për më shumë bandwidth.

Me versionin 4.0 aplikacioni është përmirësuar akoma edhe më shumë dhe mund të përdoret pa një llogari Speedify.

Përtej kësaj lehtësie në përdorim, aplikacion sjell një modalitet të ri të quajtur “Redundant” ku përdoruesit mund të dërgojnë të dhëna drejt rrjeteve të shumëfishta.

Konkretisht nëse jeni duke kryer një thirrje përmes aplikacioneve të komunikimit, kjo thirrje realizohet jo vetëm në rrjetin Wi-Fi por edhe celular.

Sikur njëri prej rrjeteve shkëputet nga qasja në internet, rrjeti tjetër do të vijojë të furnizojë telefonatën pa asnjë ndërprerje. Në të kaluarën duhej të regjistroheshit në Speedify që të përdornit shërbimin ndërsa me versionin 4.0 jo më. (PCWorld Albanian)

Shkarkoni Speedify

Aplikacioni Speedify kombinon rrjetet Wi-Fi dhe Celulare për më shumë shpejtësi dhe qëndrueshmëri
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)