Aplikacioni i ri i Google dixhitalizon albumet e vjetra fotografike

Publikuar më: 16-11-2016

bn-qu736_photos_im_20161114232400Pavarësisht se revolucioni dixhital gjeneron miliard e miliard foto çdo ditë, janë albumet dhe fotot e vjetra të fshehura diku në një cep të dhomës suaj që i kanë shpëtuar këtij transformimi.

Por një aplikacioni i ri nga Google, PhotoScan, mund ti skanojë ato dhe ti vendosë në telefonët tanë. PhotoScan, i disponueshëm që nga dita e marte në Android dhe iOS, përdor kamerën e telefoni për të kapur plot katër foto të një fotografie të printuar për ti shkrirë së bashku me një rikrijim të vetëm dixhital.

Ja sesi funksionon: Pasi të keni hapur aplikacionin, mbani telefonin mbi fotografinë e printuar. Automatikisht do të gjurmojë skajet dhe të vendosë katër pika virtual në foto.

Ndërsa ju përpiqeni të vendosni fotografinë e printuar brenda katër pikave, aplikacioni realizon katër foto të menjëhershme.

Pse katër? Në mënyrë që të shmanget reflektimi dhe fotoja të jenë drejtuar siç duhet. Aplikacioni mund të skanojë vetëm një foto në moment. Një tjetër kleçkë është mungesa e një funksionaliteti për korrigjimin e ngjyrave.

PhotoScan automatikisht ruan foto në memorjen e telefonit. Por nëse jeni i qasur në llogarinë e Google do ti ruajë në hapësirën cloud të Drive. (PCWorld Albanian)

Aplikacioni i ri i Google dixhitalizon albumet e vjetra fotografike
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)