Aplikacioni i shënimeve Google Keep mbërrin në iOS

Publikuar më: 26-09-2015

THUMBBELLDy vjet pas lançimit të aplikacionit Google Keep për Android, kompania së fundmi ka sjellë aplikacionin e shënimeve për sistemin operativ mobil iOS. Gjatë ditës së Enjte Google ka prezantuar versionin e aplikacionit Keep për iPhone dhe iPad.

Megjithëse ky aplikacion nuk i përmban të gjitha veçoritë si konkurentët e tij, përmendim Evernote, përsëri aplikacioni falas nga Google, ofron shumë më tepër sesa aplikacioni i ngjashëm ofruar nga Apple, Note. Regjistrimet zanore ruhen automatikisht dhe ju mund të ndani shënime me njerëz që njihni . Gjithashtu ju mund ti bashkangjisni shënimeve përkujtues bazuar në kohën ose vendodhjen specifike në të cilën ju doni ti merrni ato.

Natyrisht duke marrë në konsideratë se Keep është një aplikacion i krijuar nga Google, funksionaliteti i tij më i mirë është kërkimi.(PCWorld Albanian)

Aplikacioni i shënimeve Google Keep mbërrin në iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)